Katër zjarre aktive në RMV, dy janë nën kontroll

Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë evidentuar gjithsej 23 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilave ka 4 zjarre aktive, transmeton Portalb.mk.

Zjarret aktive ndodhen në:

1. Komuna Çashkë: mbi Bogomilë (pyll i përzier)
2. Komuna Likovë: mes fsh. Vaksincë – fsh. Sllupçan (pyll me vegjetacion të ulët)
3. Komuna Studeniçan: fsh. Dreçavicë (zjarr malor në pyll)
4. Komuna Brodit: fsh. Greshnicë (pyll i degraduar me vegjetacion të ulët)

 Dy zjarre në ndërkohë janë nën kontroll:

1. Komuna Dollneni: fsh. Strovjë, pas vendit të quajtur Gajdarecë – Klepallë (pyll me vegjetacion të ulët)
2. Komuna Zhelinë: fsh. Cerovë (pyll i përzier)

Ndërsa janë shuar gjithsej 17 zjarre.

Ngjashëm si vitet e kaluara, edhe këtë vit Maqedonia e Veriut përballet me shumë zjarre në pyje.

Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).

Kujtojmë dhe se në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.