Katër raste të reja me HIV për një muaj në Maqedoninë e Veriut

Gjatë muajit tetor janë pranuar raporte për katër persona të sapo regjistruar me HIV/AIDS, thuhet në buletinin për sëmundjet akute infektive në Maqedoni për muajin e kaluar. Dy vdekje nga HIV/AIDS janë regjistruar në tetor. Një vdekje e një personi është raportuar në vitin 2022 dhe një vdekje nga persona të saporegjistruar në muajin tetor, transmeton Portalb.mk.

Nga analiza e raporteve të marra, vërehet se personat janë të moshës nga 25 deri në 54 vjeç, ndërsa tre persona janë meshkuj. Dy nga personat e paraqitu janë të regjistruar nga Koçani. Për sa i përket rrezikut të mundshëm të infektimit me HIV, dy persona me transmetim heteroseksual janë regjistruar nga popullata MSM.

@Për periudhën nga viti 1987 deri në vitin 2023 janë 631 dhe prej tyre sipas të dhënave që disponon IShP kanë vdekur 125 persona, ndërsa me HIV/AIDS 506 persona”, thuhet në buletinin e IShP-së.

Megjithatë, në korrik u raportuan 6 raste të HIV/AIDS. Prej të paraqiturve, të gjithë ishin meshkuj, gjegjësisht tre ishin nga Shkupi dhe nga një nga Koçani, Tetova dhe Prilepi. Personat ishin të moshës nga 28 deri në 51 vjeç dhe të gjithë personat e prekur ishin nga popullata MSM. Sipas Keti Stavridis nga IShP, numri i rasteve të reja çdo muaj është i ngjashëm dhe se nuk ka rritje drastike.

Në buletin publikohen edhe të dhëna për sëmundje të tjera infektive. Kështu, në muajin tetor, sëmundja akute infektive më e shpeshtë e regjistruar ishte lija e deleve me gjithsej 489 persona të regjistruar. Ato përbëjnë 48,9 për qind të numrit total të pacientëve në muaj dhe 49,2 për qind për grupin e 10 sëmundjeve infektive më të shpeshta.

“Krahasuar me muajin paraardhës shtator 2023, është regjistruar një rritje e numrit të rasteve me linë e dhenve me 2.3 herë. Në muajin tetor janë raportuar 407 raste (40,7 për qind e numrit të përgjithshëm të raportimeve) të pacientëve me sëmundje të zorrëve. Prej tyre, numri më i madh janë paraqitur për enterokolitin. Në këtë grup janë raportuar 25 salmoneloza, 17 raste të infeksioneve ushqimore bakteriale dhe intoksikimeve, 3 infeksione të shkaktuara nga E. coli, 2 giardiasis dhe një listeriozë”, thuhet në raport.

Në grupin e infeksioneve seksualisht dhe të transmetueshme p;rmes gjakut (pa HIV/AIDS) janë regjistruar 7 të sëmurë, 4 raste me infeksione klamidiake dhe nga një rast me gonorre, sifiliz dhe hepatit B viral. Përveç kësaj, në tetor janë shënuar 60 raste me zgjebe.