RMV, 46 raste të reja me kollë të madhe në një javë, nëntë persona janë hospitalizuar

Në periudhën prej 12 deri më 18 prill janë raportuar 46 raste të reja me kollë të mirë, që paraqet rritje të numrit krahasuar me shtatëjavëshin e kaluar, njoftoi Departamenti i Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), transmeton Portalb.mk.

Më së shumti raste janë raportuar në Shkup, ndërsa ka pasur edhe në Manastir, Kumanovë, si dhe nga një rast në Tetovë, Kriva Pallankë, Prilep dhe Strumicë.

“Mosha e pacientëve varion nga 1 muaj deri në 73 vjeç, dhe numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha 10 deri në 14 vjeç. Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 31 persona janë të pa vaksinuar, të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi. 13 persona janë vaksinuar plotësisht dhe dy janë vaksinuar sipas moshës së tyre. Nga 46 rastet e reja, 9 janë hospitalizuar”, thuhet në raportin e IShP-së.

Janë regjistruar gjithsej 489 raste me kollë të mirë dhe sipas ISHP-së, kjo është rritje e disafishuar e numrit të të sëmurëve në krahasim me pesëvjeçarin e kaluar (2019-2023), kur janë regjistruar 10 raste.

Sipas shpërndarjes së rasteve, numri më i madh i pacientëve jetojnë në Shkup, ose 382 raste.