Pendarovski u takua me Viktoria Billing, drejtoreshë për Evropë në MPJ-në britanike, Komonuelthit dhe zhvillimit

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti Victoria Billing, drejtoreshë për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, sfidat rajonale, bashkëpunimin në Aleancën NATO, si dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Në takim u rikonfirmua partneriteti dhe miqësia shumëvjeçare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa presidenti Pendarovski falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme britanike dhe bashkëpunimin e suksesshëm në disa fusha.

Në këtë drejtim, presidenti theksoi se procesi i integrimeve evropiane të vendit vazhdon të jetë forca kryesore lëvizëse për transformimin e shoqërisë, e cila ndikon pozitivisht në stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit.

Kujtojmë se presidenti Stevo Pendarovski më 12 prill priti në takim përfaqësuesin special dhe koordinatori i Qendrës për angazhim global të Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin. Në takim u diskutuan për përpjekjet dhe mënyrat për të trajtuar dezinformatat dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e proceseve demokratike në nivel global, transmeton Portalb.mk.