“Java Kulturore Shqiptare” sot në Kumanovë organizon manifestimin kulturor “Dita e Alfabetit”
Sot me fillim nga ora 16:30 në Shtëpinë e Artizanateve në Kumanovë në nder të Ditës së Alfabetit, “Java Kulturore Shqiptare” organizon edicionin e 14-të me radhë të manifestimit kulturor-arsimor 2024 “Dita e Alfabetit”, njofton Portalb.mk.
Agim Behluli kryetar i Shoqatës “Java Kulturore Shqiptare” për Portalb.mk tha se ftojnë të gjithë dashamirët e arsimit t’i nderojnë me prezencën e tyre.
“Si zakonisht çdo vit realizohet ky manifestim kushtuar “Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, në këtë edicion do të marrin pjesë të gjitha shkollat fillore dhe të mesme por edhe fakulteti i USHT-së. Në këtë manifestim janë gjithmonë të paraparë edhe tre veteran të arsimit të cilët janë pensionuar, dhe të cilët kanë dhënë kontribut për arsimin shqip në të kaluarën” tha Behluli.
Programi përmban pika muzikore me instrumente violinë, piano, kitarë e kështu të ndryshme. Kurse nxënësit të çdo shkolle janë të obliguar të na vinë me një poezi që të prezantojnë shkollën e tyre, njëherit ata vizatojnë edhe nga një pikturë kushtuar ditës së alfabetit.