Mosha mesatare e martesave në Maqedoninë e Veriut te vajzat është 27 vjet, te djemtë 30 vjet

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2022 janë realizuar 12 822 martesa, derisa numri i divorceve të regjistruara është 1 613, transmeton Portalb.mk.

“Numri i martesave të lidhura gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin paraprak, është ulur për 3.4 % dhe arrin në 12 882 martesa. Numri i divorceve në vitin 2022 vërehet rënie prej 17.9% krahasuar me vitin 2021 dhe arriti në 1 613 martesa të shkurorëzuara”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Më së shumti martesa ka në muajin gusht (1 851), ndërsa më së paku në nëntor (761). Më së shumti martesa ka pasur në Kumanovë (713),  Tetovë (668), Gostivar (552) dhe Çair (506).

“Sipas moshës, numri më i madh i divorceve, 298 ose 18.5% te femrat dhe 281 divorce ose 17.4% te meshkujt, ka ndodhur në të njëjtën grupmoshë 30-34 vjeç. Mosha mesatare e martesës së parë është 27.4 vjeç për femrat dhe 29.9 vjeç për meshkujt”, sqaroi Enti, duke theksuar që më së shumti divorce ka pasur në periudhën prej 5 deri 9 vjet pas martesës.