Importet gjermane nga Rusia ranë mbi 90 për qind vitin e kaluar

Gjermania shënoi një suficit të tregtisë së jashtme prej 14,4 miliardë euro në muajin maj, transmeton Anadolu.

Shifra ishte 16,5 miliardë euro në prill dhe kishte qenë 4,4 miliardë euro në maj 2022, njoftoi Zyra Federale e Statistikave Gjermane (Destatis).

Eksportet e Gjermanisë ranë me 0,1 për qind nga muaji i kaluar 130,5 miliardë euro në maj, ndërsa importet e saj u rritën me 1,7 për qind, në 116,1 miliardë euro.

Shumica e eksporteve gjermane në maj shkuan në SHBA me 12,7 miliardë euro, një rënie prej 3,6 për qind nga një muaj më parë. Eksportet e Gjermanisë drejt Kinës u rritën me 1,6 për qind në 8,6 miliardë euro dhe në Mbretërinë e Bashkuar me 5,8 për qind në 6.4 miliardë euro në të njëjtën periudhë.

Sasia më e madhe e importeve erdhi nga Kina me 13,3 miliardë euro, me rritje 2,7 për qind krahasuar me muajin e kaluar.

Importet gjermane nga SHBA-ja u ulën me 5,7 për qind në 7,6 miliardë euro dhe nga Mbretëria e Bashkuar u rritën me 15,3 për qind në 3,3 miliardë euro gjatë periudhës së njëjtë.

Eksportet e Gjermanisë drejt Rusisë ranë për 7,4 për qind nga një muaj më parë. Në maj, këto eksporte ishin 700 milionë euro dhe ranë 34,4 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Importet nga Rusia arritën në 300 milionë euro, duke u shënuar rënie prej 17,3 për qind nga prilli dhe 92,6 për qind nga maji 2022.

Në bazë vjetore, eksportet gjermane shënuan rënie prej 0,7 për qind dhe importet shënuan rënie prej 8,6 për qind