Hakerat iranianë sulmuan faqen e Kuvendit të Shqipërisë

Iranianët u janë rikthyer sulmeve kibernetike në Shqipëri. Pre e re sulmeve ka rënë Parlamenti shqiptar, raporton Klan. Ai është marrë përsipër nga grupi “Homeland Justice” ose “Drejtësi për Atdheun”.

Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, ky grup shkruan se “faqja online e Parlamentit është në duart e tyre”.

Sakaq, pre e sulmeve ka rënë edhe një kompani private në Shqipëri.

Megjithatë parlamenti thotë se nga sulmi nuk janë prekur të dhëna sensitive dhe se po punohet për kthimin e faqes nën funksion.

Në vitin 2022, Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike masive ku u prekën shërbimet e e-Albania ndërsa në publik rodhën të dhëna të shumta personale.

Shqipëria bëri përgjegjës Iranin me të cilin ndërpreu marrëdhëniet diplomatike.