Guvernatori i Maqedonisë së Veriut premtoi lehtësime në blerjen e banesës së parë
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar ulje të pagesës fillestare për qytetarët kur blejnë banesën e tyre të parë, transmeton Portalb.mk.
“Që personat që blejnë banesë për herë të parë do të jenë në gjendje të aplikojnë për kredi me pagesë fillestare dukshëm më të ulët nga vlera e parashikuar e banesës”, sqaroi guvernatori i Bankës, Trajko Sllaveski.
Ai theksoi se blerësit e banesës së parë janë personat më të përgjegjshme, për çka pret që bankat të ofrojnë kushte dhe norma interesi më të mira.
“Qëllimi është të mbështeten qytetarët që blejnë shtëpinë e tyre, ndërsa për ata që blejnë banesë për investim, pjesëmarrja do të rritet, me qëllim uljen e presionit mbi çmimet dhe rritjen e përgjegjësisë financiare”, paralajmëroi Sllaveski.
Ndryshe, guvernatori i Bank Popullore në Maqedoninë e Veriut, Trajko Sllaveski, në fund të muajit gusht vlerësoi që kjo masë do të lehtëson blerjen e shtëpisë nga çiftet e reja.
Kujtojmë se në tetor të vitit 2014 u promovua një masë e ngjashme dhe madje u mbajt panairi i parë kushtuar projektit që quajtur “Bli shtëpi, bli banesë”. Projekti u realizua deri para pak vitesh. Subvencioni aprovoheshin për kredi banesore deri në 50.000 euro, ku afati i pagesës nuk ishte më i shkurtër se 20 vjet dhe mund të arrinte deri në 20.000 euro, sipas modelit të përzgjedhur të subvencionimit dhe vlerës së kredisë. Sipas modelit të përzgjedhur, periudha e subvencionuar mund të ishte deri në 11 vjet.