Sllaveski: Po përgatiten masa për qasje më të lehtë në kredi për blerjen e banesës së parë
Po përgatiten masa të reja që do të mundësojnë kushte më të mira për kreditimin e apartamenteve të banimit, veçanërisht për blerjet e para, njoftoi Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Slaveski, në një intervistë për televizionin rajonal Newsmax Balkans. Qëllimi, siç tha Guvernatori, është të mbështetet kreditimi për të zgjidhur çështjen e strehimit, veçanërisht tek të rinjtë, në kushte kur çmimet e apartamenteve janë vazhdimisht në rritje, transmeton Portalb.mk.
“Qëllimi më i rëndësishëm që i kemi vënë vetes, dhe që del edhe jashtë mandatit të bankës qendrore dhe është me interes publik, është të shohim se si të inkurajojmë ose të vendosim në një pozicion më të favorshëm kreditimin e ndërtesave të banimit që blihen për herë të parë dhe do të përdoren për jetesë, sepse dihet që një e treta e stokut ekzistues të banesave në vendin tonë është bosh, ndoshta janë apartamente fundjave, apartamente ku qëndrojnë studentë nga brenda, etj. Sigurisht, nuk mund t’i mbyllim sytë ndaj faktit se kohët e fundit pasuritë e patundshme ose apartamentet janë bërë asete investimi”, tha Sllaveski.
Guvernatori njoftoi se propozimet, përgatitja e të cilave është drejt përfundimit, së shpejti do t’u dorëzohen bankave, nga të cilat do të priten reagime, si dhe ide të reja për kushte më të favorshme për kreditimin e apartamenteve, veçanërisht për çiftet e reja dhe qytetarët që duan të zgjidhin çështjen e strehimit.
Ai shpjegoi se masat do të synojnë diferencimin e kredive për shtëpi të para nga ato për investime, me qëllim lehtësimin e aksesit për qytetarët që kanë vërtet nevojë për një shtëpi.
Kujtojmë se në tetor të vitit 2014 u promovua një masë e ngjashme dhe madje u mbajt panairi i parë kushtuar projektit që quajtur “Bli shtëpi, bli banesë”. Projekti u realizua deri para pak vitesh.
Subvencioni aprovoheshin për kredi banesore deri në 50.000 euro, ku afati i pagesës nuk ishte më i shkurtër se 20 vjet dhe mund të arrinte deri në 20.000 euro, sipas modelit të përzgjedhur të subvencionimit dhe vlerës së kredisë. Sipas modelit të përzgjedhur, periudha e subvencionuar mund të ishte deri në 11 vjet.