Grubi: Marrëveshja për autostradat është e fshehtë, nëse nuk votohen ligjet ndërtimi do të jetë më i shtrenjtë se 1,3 miliardë euro

Nëse nuk votohen ligjet për katër autostradat e korridorit 8 dhe 10d, punimet do të kryhen më gjatë dhe do të kushtojnë më shtrenjtë, tha zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili është dhe koordinator për ndërtimin e këtyre autostradave që do t’i ndërtojë konsorciumi “Behtel-Enka”, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Ai bashkë me ministrin e Ekonomisë, kreshnik Bekteshi, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe drejtorin e Ndërmarrjes së Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi në takim me gazetarët, tha se është interes shtetëror që ligjet që janë në kuvend të miratohen.

Në mesin e tetë ligjeve që janë në Kuvend është edhe propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për Marrëdhënie Pune me të cilin lejohet në vend 40 orë, punëtorët të punojnë 60 orë në javë.

“Ose do të jetë më shkurt dhe më lirë, ose më gjatë dhe më shtrenjtë”, tha Grubi, por refuzoi të tregoi se cila është shuma e projektit nëse afati prej 4,7 vjet prolongohet, duke theksuar se nuk e di.

Për sa do të shtrenjtohej projekti, nuk dëshironte të tregonte edhe përfaqësuesi i mbikëqyrësit “IRD Inxhenering”.

Ministri Boçvarski tha se kur janë marrë vesh për shumën prej 1,3 miliardë euro është parashikuar që të miratohen ndryshimet e ligjeve. Kjo do të thotë se Qeveria ka biseduar pa e ditur nëse ligjet do të miratohen.

Qeveria nuk e jep për ta parë marrëveshjen “Behtel dhe Enka” pasi që siç thanë ministrat dhe zëvendëskryeministri ajo është fshehtësi biznesore me kërkesë të kompanisë.

Kujtojmë që më 4 prill në Tetovë u vendos gur-themeli i Korridorit 8, nga ku fillon edhe aksi i parë i kësaj autostrade e cila vazhdon në Gostivar – Bukojçan- Trebenisht – Strugë dhe Qafë Thanë.

Më 8 mars u nënshkrua marrëveshja për Korridorin 8 dhe 10D mes Qeverisë së RMV-së dhe Bechtel-Enka. Projekti do të kushtojë 1.3 miliardë euro ose 12 milionë euro për kilometër, i cili duhet të shtrihet nga Tetova deri në Qafathanë. Gjithë korridori 8 së bashku me atë 10D në tërësi janë 110 kilometra autostradë, që pritet të përfundojë më 31 dhjetor 2027, pra për 4 vite e 7 muaj.

Tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në Korridoret 8 dhe 10-D e fitoi grupi i kompanive “IRD Inxhiniering”, “Elektrasollushëns”, Evrokonsallting” dhe “EPTISA”. Tri nga katër firmat pjesëmarrësve kontestohen për të paktën një çështje ose cenohet besueshmëria e tyre.