Të gjitha institucionet në ndërtesën e ish “Nova Makedonija” tri ditë nuk kanë rrymë
Për shkak defektit serioz në rrjetin elektrik, ndërtesa e ish “Nova Makedonija” tanimë tre ditë nuk ka rrymë, konfirmojnë nga EVN. Në këtë ndërtesë janë të vendosura disa ministri, një inspektorat, një komision, një drejtori, por edhe disa agjenci shtetërore, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.
Nga EVN thonë se ata janë kompetent për rrjetin deri te rrymë-matësi, ndërkaq në ndërtesë ka pasur “defekt të brendshëm” për çka nuk janë kompetent, por megjithatë ndihmojnë që të tejkalohet situata.
“Objekti ish “Nova Makedonija” ka defekt të brendshëm, ndërkaq Elektrodistrubucioni është kompetent për pjesën e rrjetit deri te rrymë-matësi. Edhe pse kompania jonë nuk është kompetent, ekipet e Eelktrodistrubucionit janë në terren dhe përpiqen që të ndihmojnë që të tejkalohet sa më shpejtë situata”, tha për Meta.mk, Vjosa Selimi, zëdhënëse e EVN-së.
Përndryshe në këtë ndërtesë ndodhen edhe zyrat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Inspektoratit Shtetëror, një pjesë e Ministrisë së Kulturës, Komisionit për Mbrojtje nga Konkurrenca, Drejtoria për Udhëheqje me Librat Amë dhe disa agjenci tjera shtetërore.
“Tanimë tre ditë është kështu. Obligimet e mia të punës i kryej prej në kompjuter të cilin tani nuk mund ta përdor pasi që nuk kam rrymë. Sot shkuam në shtëpi në ora 13 pasi që nuk kishte kushte për punë. Nuk kemi informata se kur do të zgjidhet”, thotë një i punësuar në MASH i cili dëshiron të mbetet anonim.