Google shkurtoi qindra vende pune në ekipet e harduerit dhe inxhinierisë

Google tha ditën e Mërkure se do të shkurtonte qindra vende pune në disa ekipe si dhe bashkëthemeluesit e Fitbit James Park dhe Eric Friedman do të largohen nga kompania, raporton PCW.

Gjiganti i kërkimit do të shkurtojë qindra vende pune në njësinë e Asistentit Zanor ndërsa qindra të tjera do të eliminohen në ekipet e harduerit të Pixel, Nest dhe Fitbit.

Ndërkaq pjesa më e madhe e punonjësve në ekipet e realitetit të shtuar (AR) do të largohen. Kompania konfirmoi se role të tjera do të eliminohen në ekipet e inxhinierisë.

Google bleu Fitbit në 2021 për 2.1 miliardë dollarë dhe vijoi të lançon orë të reja Pixel Watch, një produkt që konkurronte me disa pajisje dhe produkte të Fitbit por edhe Apple Watch.

Një përfaqësues i kompanisë tha se shkurtimet ishin bërë për të shkurtuar kostot dhe rritur efikasitetin. Riorganizimi i disa ekipeve vjen në një kohë kur kompani si Microsoft dhe Google po investojnë në teknologjinë AI pas suksesit që OpenAI pati me ChatGPT.

Vitin e kaluar Google zbuloi planet për të krijuar një asistent virtual me inteligjencë artificiale i cili mund të kryejë disa veprime si planifikimi i një udhëtimi, leximi i e-maileve dhe të komunikojë në gjuhë njerëzore.

Në Janar të 2023 kompania mëmë Alphabet tha se do të shkurton 12 mijë vende pune, ose 6 përqind të fuqisë punëtore. Në Shtator të 2023 Alphabet kishte 182,381 punonjës në mbarë botën.