Terror për lojtarët e kombëtares së Gambisë

Momente terrori përjetuan lojtarët dhe stafi i Gambisë në udhëtimin e tyre në Bregun e Fildishtë përpara fillimit të Kupës së Afrikës, raporton ABC. Sipas një gazetari nga Senegali, 9 minuta pasi u ngrit avioni i ekipit afrikan, disa nga futbollistët humbën ndjenjat, gjë që shkaktoi terror dhe shqetësim të madh.

Siç raportohet, përmasat e vogla të avionit çuan në mungesë oksigjeni brenda kabinës, duke rezultuar që shumë nga lojtarët të humbnin vetëdijen vetëm disa çaste pas nisjes.

Menjëherë është dhënë urdhri për t’u kthyer në aeroport dhe për të ulur avionin në mënyrë që të  gjithë të marrin ndihmën e parë.

Federata e vendit ka nisur tashmë një hetim, pasi beson se përveç përmasave të avionit, ka pasur edhe arsye të tjera që kanë çuar në këtë problem të madh.