Rritje e numrit të turistëve në Maqedoninë e Veriut, kryesisht të turistët e huaj

Në Maqedoninë e Veriut në nëntorin e vitit 2023 është regjistruar rritje e numrit të turistëve në krahasim me nëntorin e vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Numri i turistëve gjatë muajit nëntor të vitit 2023 është 66 668, prej të cilëve 31.8% janë turistë vendor, ndërsa 68.2% turistë të huaj”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në këtë periudhë janë regjistruar 1370 548 net të kaluara.

“Në periudhën janar – nëntor të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i i përgjithshëm i turistëve është rritur për 20.9%, edhe atë: te turistët vendor për 0.3%, ndërsa te turistët e huaj për 37.6%”, raportoi Enti.

Në muajin nëntor, rreth gjysma e turistëve kanë preferuar të qëndrojnë në Shkup dhe vendet liqenore, ndërsa hotelet me katër dhe pesë yje janë më të shfrytëzuarat. Më shumë turistë solli Turqia (13 162), Serbia (3 673), Greqia (3 612), Gjermania (2 125), Britania e Madhe (1912), etj.