Go Green në Shkup do të organizojë rrjetëzim kombëtar për çiklizmin urban

Shoqata Go Green nga Shkupi do të organizojë një ngjarje rrjetëzimi për organizatat, iniciativat dhe individët që punojnë për të promovuar çiklizmin urban në vend më 26 qershor 2025 (e enjte). Takimi do të mbahet nga ora 09:30 deri në 15:00, në Qendrën Rinore “Matiçno” në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi i ngjarjes është që pjesëmarrësit të njihen më mirë me njëri-tjetrin, të shkëmbejnë përvoja dhe ide, dhe të hedhin themelet për aktivitete dhe bashkëpunime të përbashkëta në të ardhmen.

Go Green njofton se interesi për çiklizmin është në rritje – gjithnjë e më shumë qytete po investojnë në infrastrukturën e çiklizmit, po ofrohen subvencione për biçikletat, ndërsa iniciativat dhe ngjarjet qytetare për të promovuar këtë formë ekologjike të lëvizshmërisë po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Një sinjal pozitiv, thonë organizatorët, është edhe interesi në rritje i kryetarëve tëkomunave për nevojat e çiklistëve – trend që pritet të vazhdojë pas zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Kushdo që është i interesuar të marrë pjesë në takim ose për informacione shtesë mund të kontaktojë në adresën e email-it: [email protected].