Në tri ditët e ardhshme do të mbyllen disa rrugë të Kosovës

Policia e Republikës së Kosovës sot ka njoftuar se tri ditët e ardhshme do të ketë kufizime në komunikacionin e Kosovës për shkak organizmit të garave ndërkombëtare të çiklizmit “Tour of Kosovo 2025”, transmeton Portalb.mk.

Policia sqaroi që kufizime do të vlejnë prej 4 deri 6 shtator nëpër rrugë të caktuara, për çka kërkoi edhe shfrytëzimin e rrugëve alternative. Këto janë kufizimet e paralajmëruara:

• Etapa e parë, me datën 04.09.2025 nga ora 12:00 deri 15:00 – fillimi i garës fillon në hapësirën e autostradës Veternik – Bresje – Komoran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë – dhe pastaj do të vazhdojnë deri në përfundim tek dalja e autostradës në Malishevë në kilometrin e 52-të.

• Etapa e dytë, me datën 05.09.2025 nga ora 11:00 deri 15:00 – fillimi i garës fillon në Pikën Kufitare në Vërmicë – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë – Gjergjicë – Komoran – Fushë Kosovë – Uglarë –Lipjan – Babush – Bibaj – Kaçanik – Hani i Elezit – ku edhe do të jetë përfundimi i garës.

• Etapa e tretë, me datën 06.09.2025 nga ora 11:00 deri 15:00 – gara fillon nga Hani i Elezit – Kaçanik – Bibaj – Babush – Lipjan – Uglarë – Bresje – Sllatinë – Komaran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Zhur – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug – gara përfundon në kilometrin e 10-të të autostradës në Vlashnje ku edhe do të bëhet ceremonia e mbylljes së etapës së III-të.