Është arrestuar shoferi që sot me kamion goditi për vdekje një çiklist në Gostivar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Gostivar, ku një biçiklist ka humbur jetën pasi u godit nga një kamion. Shoferi i automjetit është privuar nga liria nga policia. Rasti po hetohet dhe ndaj të dyshuarit do të ndërmerren masa ligjore, transmeton Portalb.mk.

“Sot (16.12.2025) rreth orës 13:00 në Gostivar, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar nga liria shoferin H.M. (44) nga Gostivari, duke vepruar pas një denoncimi se në orën 12:35, në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Sedek Kostovski” në Gostivar, një kamion “Mercedes” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga H.M., ka goditur një biçikletë të drejtuar nga I.M. (76) nga Gostivari.

I.M. është transportuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Pas dokumentimit të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër H.M. do të parashtrohet kallëzim përkatës”, njofton MPB.