Gjithë stadiumet në Ligën e Parë në RMV kanë kushte për zbatimin e sistemit VAR, përveç ai KF Shkupit, vlerësoi Federata

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka njoftuar se në sezonin 2025/2026 do të përdoret sistemi i referimit VAR, duke vlerësuar se gjithë stadiumet i plotësojnë kushtet, në përjashtim të stadiumit të KF Shkupit në Çair, transmeton Portalb.mk.

“Gjithë ekipet e Ligës së Parë kanë stadiume të regjistruara me licencë dhe kushte VAR, me përjashtim të stadiumit në Çair ku luan KF Shkupi, ku ende nuk ka kushte për zbatimin e sistemit”, njoftoi Federata.

Sistemi VAR, që do të zbatohet për herë të arë në historinë e futbollit të RMV-së, do të udhëhiqet nga gjyqtarët e vendit.

Sistemi i referimit VAR ne futbollin e Maqedonisë së Veriut. Foto nga FFM.
Sistemi i referimit VAR ne futbollin e Maqedonisë së Veriut. Foto nga FFM.

“Gjithsej tri dhoma VAR, softuer dhe hapësira kontrolli tashmë janë bërë me standarde të FIFA-s”, njoftoi Federata, duke theksuar se është siguruara edhe një veturë reportazhi për transmetimin e ndeshjeve TV.

Ndryshe, këtë të premten planifikohet nisja e ndeshjeve të Ligës së Parë për sezonin e ri 2025/2026. Ky sezon do fillojë me ndeshjen ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit në Tetovë.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 është shpallur Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari është fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë do të luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.