Erdogan në një vizitë historike në Athinë, do të takohet me Mitsotakisin

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan do të jetë në Athinë këtë javë për një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Edhe Greqia edhe Turqia kanë pritshmëri nga takimi i kësaj jave, shkruan gazeta greke Ekatimerini, transmeton Portalb.mk.

Në takimin e Erdoganit me Mitsotakisin do të marrin pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve, si dhe diplomatë të lartë. Ekathimerini shkruan se vështirë se është e mundur që Greqia dhe Turqia të arrijnë një marrëveshje në vitin 2024 për çështjet e diskutueshme, përfshirë sovranitetin mbi ujërat dhe hapësirën ajrore të territoreve të caktuara, të cilat kanë shkaktuar mosmarrëveshje prej kohësh mes dy vendeve. Bisedimet dypalëshe deri më tani nuk kanë çuar në zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme.

Zyrtarët grekë besojnë se Turqia dëshiron të vazhdojë komunikimin e ndërsjellë që rifilloi në shkurt 2023, por edhe se mundësitë për kompromis janë të vogla. Pritet që Mitsokatisi dhe Erdogani nga Athina të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët të përkushtimit të të dyja vendeve për zgjidhjen e çështjeve kontestuese.