Komuna Qendër me rekomandim për objektet publike dhe hotelierike që të përshtasin muzikën sipas rastit tragjik të Vanjës

Me rastin e ngjarjes fatkeqe dhe vdekjes tragjike të Vanja Gjorçevskës, nxënëse së klasës së 9-të në Shkollës “Johan Heinrich – Pestalozzi”, Komuna Qendër rekomandon që të gjitha objektet publike dhe hotelike në territorin e komunës tëpërshtasin muzikën në përputhje me ngjarjen fatkeqe në dy ditët e ardhshme, transmeton Portalb.mk.

Komuna e Qendrës dhe kryetari Goran Gerasimovski shprehin ngushëllime për ngjarjen tragjike në të cilën humbën jetën nxënësja 14-vjeçare Vanja dhe 74-vjeçari Pançe Zhezhovski.

Kujtojmë se vanja u vra më 27 nëntor, ditën që u rrëmbye. I përfshirë në rrëmbimin e Vanja Gjorçevskës ishte edhe babai i saj, i cili ka dhënë informacione për kohën se kur Vanja largohet vetëm nga shtëpia. 14-vjeçarja u rrëmbye për të zhvatur para nga nëna e saj dhe menjëherë pas kësaj u vra me armë. Vrasësi e vrau sepse kishte frikë nga provat që policia mund t’i gjente në hetimin e filluar pas kallëzimit, tha sot në mëngjes ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe u regjistrua në regjistrin e personave të zhdukur me fotografi portret dhe përshkrim të saj në faqen e MPB-së. Më 29 nëntor Interpoli shpalli fletë-arrest ndërkombëtar. Të premten mbrëma u arrestuan pesë persona dhe u konfiskua një automjeti që besohet të kenë lidhje me zhdukjen e Vanjës. Më pas, Prokuroria Publike njoftoi se është caktuar paraburgim prej 48 orës për tre persona.