Erdogan: Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është më prioritet për Turqinë
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk përbën më prioritet për vendin, por shtoi se nuk e mbyll plotësisht derën për anëtarësim të mundshëm në bllokun evropian, transmeton Portalb.mk.
Në një intervistë për “Al Jazeera”, Erdogan tha se integrimi evropian nuk është më në krye të agjendës së tyre, duke shtuar se vetë Bashkimi Evropian do të jetë humbës nëse vazhdon ta refuzojë Turqinë.
Turqia ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim që nga viti 1999. Negociatat për anëtarësim nisën në vitin 2005, por procesi është ngrirë për shkak të regresit të vendit në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore të njeriut.
Udhëheqja turke gjatë periudhës së fundit është përballur me kritika të ashpra për qëndrimin ndaj opozitës, veçanërisht pas arrestimit të ish-kryetarit të Stambollit dhe rivalit kryesor politik të Erdoganit, Ekrem Imamogllus.