Djegia e avionit në Japoni: U përplas me avionin e Rojeve Bregdetare që dërgonin ndihma për tërmetin, 5 roje kanë humbur jetën (VIDEO)

Të gjithë 379 pasagjerët dhe ekuipazhi i një avioni të Japoni shpëtuan nga zjarri që kaploi avioni pas një përplasjeje me një avion të Rojës Bregdetare në aeroportin Haneda të Tokios, por pesë nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit të avionit të Rojës Bregdetare u vranë, shkruan Reuters.

Roja Bregdetare konfirmoi se përplasja përfshiu një prej avionëve të saj, i cili ishte drejtuar për në aeroportin Niigata në bregun perëndimor të Japonisë për të ofruar ndihma për ata që u kapën nga një tërmet i fuqishëm që goditi ditën e Vitit të Ri, duke vrarë të paktën 48 njerëz.

“Ndjeva një bum sikur kishim goditur diçka dhe u hodha lart në momentin që zbritëm”, tha prej pasagjerëve për agjencinë e lajmeve Kyodo.

“Pashë shkëndija jashtë dritares dhe kabina e mbushur me gaz dhe tym” shtoi pasagjeri.

Pamjet e drejtpërdrejta në transmetuesin publik NHK treguan avionin e Japan Airlines (JAL) duke shpërthyer në flakë ndërsa rrëshqiti në pistë pak para orës 18:00, ose 2 të mëngjesit në zonën tonë kohore.

Më vonë mori flakë, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit për të kontrolluar zjarrin. Por jo përpara se të evakuoheshin të gjithë 367 pasagjerët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit.

Ministri japonez i Transportit Tetsuo Saito konfirmoi se pesë anëtarë të ekuipazhit të avionit të Rojës Bregdetare kishin vdekur. Kapiteni i avionit shpëtoi por u plagos.

Nga Departamenti i Zjarrfikësve të Tokios thanë se të paktën 17 nga njerëzit e evakuuar nga avioni i pasagjerëve u plagosën.

Një zyrtar i ministrisë së transportit tha në një konferencë për shtyp se avioni JAL po përpiqej të ulej normalisht kur u përplas me aeroplanin e patrullimit detar Dash-8 të rojes bregdetare.

Nuk kishte raportime për motorin ose probleme të tjera në aeroplan përpara se të ulej, tha zyrtari.

Haneda, një nga dy aeroportet kryesore që i shërben kryeqytetit japonez, u mbyll për disa orë pas aksidentit, por zyrtari i ministrisë së transportit tha se tre pista kanë rifilluar që atëherë.

Ministri i Transportit Saito tha se shkaku i aksidentit ishte i paqartë dhe Bordi i Sigurisë së Transportit në Japoni, policia dhe departamentet e tjera do të vazhdojnë të hetojnë.

Kryeministri Fumio Kishida tha se autoritetet po punonin për të siguruar që aksidenti në Haneda të mos ndikojë në dërgesat e furnizimeve të ndihmës nga tërmeti.

“Kjo është një keqardhje e madhe pasi anëtarët e ekuipazhit i kryen detyrat e tyre me një ndjenjë të fortë misioni dhe përgjegjësie për viktimat e zonës së fatkeqësisë,” tha ai, duke iu referuar të vrarëve në avionin e rojes bregdetare.

Rikujtojmë se avioni mori flakë disa orë më herët. Një zëdhënës i Japan Airlines tha se avioni ishte nisur nga aeroporti Shin-Çitose në ishullin verior të Hokkaido.