Një avion i Japonisë mori flakë në aeroport (VIDEO)

Një avion i Japonisë mori flakë në aeroportin Haneda të Tokios të martën pas një përplasjeje të mundshme me një avion të Rojës Bregdetare. Kompania ajrore tha se të gjithë 379 pasagjerët dhe ekuipazhi ishin evakuuar në mënyrë të sigurtë, shkruan Reuters.

Pamjet e drejtpërdrejta në transmetuesin publik NHK treguan se avioni shpërtheu në flakë teksa rrëshqiste në asfalt, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit për të kontrolluar flakët.

 

Roja Bregdetare tha se ishte duke hetuar mundësinë që një prej avionëve të saj të ishte përplasur me avionin e pasagjerëve.

Pesë nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit të avionit të rojtarëve bregdetar nuk janë gjetur ende, ndërsa një u arratis, raportoi transmetuesi publik NHK.

Një zëdhënës i Japan Airlines tha se avioni ishte nisur nga aeroporti Shin-Çitose në ishullin verior të Hokkaido.

Haneda ka mbyllur të gjitha pistat pas incidentit, tha një zëdhënës i aeroportit.