Detaje të reja për tragjedinë e Ivanës dhe vajzës së saj, dëshmitari: Ai drogohej dhe e rrihte vazhdimisht
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj Stojançe Jovanovskit, i akuzuar se e ka nxitur bashkëshorten e tij, Ivanën, drejt vetëvrasjes. Ajo humbi jetën më 2 mars pasi u hodh nga ballkoni së bashku me vajzën e tyre, Katjan. Në seancën e sotme Martin Sazdov, i cili ishte përmendur nga i akuzuari në seancën paraprake si person përgjegjës për ngjarjet. Sazdov mohoi këto pretendime dhe dha një dëshmi të gjatë mbi marrëdhëniet mes tij, Ivanës dhe Jovanovskit, transmeton Portalb.mk.
Ai deklaroi se me çiftin ishte njohur në vitin 2021 dhe se me Ivanën kishte krijuar një raport shumë të afërt, duke e konsideruar si motër. Sipas tij, marrëdhënia me Jovanovskin u prish pasi zbuloi se ai kishte lidhje me të dashurën e tij.
Sazdov rrëfeu edhe një ngjarje të rëndë nga gushti i vitit 2025, kur, sipas tij, Jovanovski i kishte lënë Ivanën dhe vajzën e tyre në autostradë pas një konflikti. Ai i kishte marrë ato dhe kishte vënë re shenja dhune në trupin e Ivanës.
Në dëshminë e tij, ai tha se Jovanovski shpesh e kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, madje edhe në prani të tij. Ai shtoi se Ivana kishte frikë të ndahej nga burri, duke e përshkruar atë si të rrezikshëm dhe kërcënues.
Sazdov gjithashtu pranoi se më vonë kishte nisur një lidhje dashurie me Ivanën, e cila, sipas tij, kërkonte siguri dhe mbështetje. Ai deklaroi se Jovanovski i kishte ndjekur dhe kërcënuar, madje edhe kishte shkaktuar një aksident duke përplasur makinën e tij me atë të Sazdovit.
Sipas dëshmitarit, Ivana ishte nën presion të vazhdueshëm, përfshirë kërcënime për publikimin e materialeve komprometuese. Dëshmitari theksoi se i akuzuari përdorte drogë dhe shpesh kthehej në shtëpi i dehur dhe i dhunshëm.
Ngjarja që përfundoi me vdekjen tragjike të Ivanës dhe vajzës së saj vazhdojnë të jenë në qendër të procesit gjyqësor, ndërsa dëshmitë e reja po hedhin dritë mbi marrëdhëniet e tensionuara dhe dhunën në familje.
Kujtojmë se më 2 mars, nëna Ivana, bashkë me vajzën e saj 6-vjeçare Katja u hodh nga një ndërtesë në Karposh rreth orës 14:00 dhe vdiqën në vend.
- LEXO: Stojançe Jovanovski fillimisht pranoi fajësinë për dy krime, pastaj qau dhe tha se ishte i detyruar për veprimet
- LEXO: Vdekja tragjike e nënës dhe vajzës në Shkup, paraburgim 48 orë për të dyshuarin kryesor
- LEXO: Toshkovski: Viktima raportoi dhunë dje, por më pas e hoqi denoncimin, bashkëshorti i saj u provua me urdhër gojor
- LEXO: Tragjedia në Karposh: Është ndaluar një person, Prokuroria nisi hetimet për vdekjen e nënës dhe fëmijës