Deri 30 të diplomuar nga Maqedonia e Veriut do të mund të vazhdojnë studimet në Zvicër

Zvicra hap dyert për 30 qytetarë të Maqedonisë së Veriut për të vazhduar studimet posdiplomike në universitete dhe institucione shtetërore në fusha të ndryshme, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni Federal për bursa për studentët e huaj të Qeverisë së Zvicrës do të ndajë 20-30 bursa për studentët nga Maqedonia e Veriut për vitin akademik 2024. Këto bursa u mundësojnë të rinjve të diplomuar të kualifikimit të lartë nga fusha të ndryshme, me mundësi të njëjtit të vazhdojnë studimet për hulumtues, të doktoratës dhe pasdoktoratës në Zvicër në disa nga universitetet shtetërore ose institucionet e njohura”, sqaroi Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut.

Të interesuarit mund të aplikojnë deri më 15 nëntor të këtij viti në Ambasadën e Zvicrës në Shkup, ndërsa më shumë informacione mund të merren KËTU.

Qytetarët do të mund të aplikojnë për bursë kërkimore, doktorature ose bursë pasdoktorature, ndërsa kjo mund të realizohet në Universitetet Kantonale Zvicerane, Universittet e Shkencave të Aplikuara, dy Institutet Federale të Teknologjisë dhe katër Institute kërkimore.