“Panik” te tekniku Silhavy, Çekia me mungesa para sfidës në “Air Albania”

Ashtu si “legjionarët” e Kombëtares sonë dhe Kombëtarja e Çekisë ka nisur këtë të hënë grumbullimin për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian, Euro 2024, grumbullim, i cili ka nisur jo me pak pengesa për teknikun Jaroslav Silhavy, raporton ABC.

Portieri Jindrich Stanek dhe mesfushori Alex Kral u larguan për shkak të dëmtimeve, teksa u zëvendësuan përkatësisht nga Matej Kovar i Bayer Leverkusenit, në ftesën e tij të dytë nga kombëtarja, si dhe mbrojtësi me eksperiencë Lukah Masopust.

Ndërkaq, ekipi çek do të stërvitet në Pragë deri të martën, për të udhëtuar të mërkurën drejt Shqipërisë, ku do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore para sfidës së 12 tetorit, në “Air Albania”, sfidë e cila pritet të vendosë “fatet” e ekipeve që do të kualifikohen në fazën e grupeve të Euro 2024.