“Daja Vanja” shfaqet nesër në Teatrin Shqiptar të Shkupit

Më në fund publiku do të ketë mundësi të shoh shfaqjen “Daja Vanja” me tekstin e Çehovit dhe me interpretimin regjisorial të Vlladimir Millçini, njofton Portalb.mk

Daja Vanja
Daja Vanja

Nesër në Teatrin Shqiptar të Shkupit vihet në skenë “Daja Vanja”, ndërsa rolin e Vanjës e luan aktori Refet Abazi. Çehovi do të vijë nën zbërthimin e regjisorit Vlladimir Millçin. Aktor i jashtëm është Bujar Ahmeti, i cili vjen në rolin e Astrovit.

Xhaxha Vanja, Xha Vanja apo Daja Vanja, siç e njohim në përkthime të ndryshme, përbëhet nga katër akte, është botuar në 1897 dhe është vënën në skenë për herë të parë më 1899 në Moskë. E konsideruar si një nga kryeveprat teatrale të Çehovit që si gjithnjë na jep tablonë e jetës me gjithë njerëzit brenda saj, që shpresojnë dhe zhgënjehen.

Skenograf: Bedi Ibrahimi. Kostumografe: Marija Pupuçevska. Njëherit do të jetë dhe angazhimi i parë i Arta Abazit si kompozitore në një shfaqje.

Në role; Muzbajdin Qamili, Amernis Nokshiqi, Sabina Memishi Asllanaj,Teuta Ajdini Jegeni, Refet Abazi, Bujar Ahmeti, Mentor Kurti, Ajeta Rexhepovic, Abedin Alimi.

Afishen e shfaqjes e ka bërë Eggra, ndërsa, para një ore teatri ka lajmëruar se bileta në shitje për nesër nuk ka. Reprizat do jenë këto ditë.