Muaji i Frankofonisë u shënua me aktivitete të ndryshme nga Aleanca Franceze në Tetovë

Me një program të përbërë nga aktivitete të ndryshme për një javë rresht, Aleanca Franceze e Tetovës në Bashkëpunim me Qendrën për Bashkëpunim Ballkanik “LOJA” shënuan muajin e Frankofonisë, raporton Portalb.mk.

Ditën e parë u trajnuan 20 profesorë nga Tetova dhe rrethina, Gostivari dhe Kërçova.

Ditën e dytë pati trajnime me nxënësit e shkollave të mesme ku nikoqire ishte shkolla e mesme Ekonomike e Tetovës. Ndërsa për shkollat fillore nikoqire ishte “Skënderbeu” nga Xhepçishti.

Ditën e tretë pati trajnime me nxënësit dhe profesorët nga shkollat e Gostivarit.

Ditën e katërt u trajnuan profesorët dhe nxënësit nga Aleanca Franceze në Tetovë dhe Manastir.

Ndërsa ditën e pestë dhe të fundit u prezantua shfaqja “Derniere Minute” (Në minutën e fundit) e realizuar nga dy artiset franceze Marie Mercedal dhe Guillaume Bautista, nxënësit dhe profesorët e Aleancës Franceze në Tetovë dhe Manastir.

Muaji i Frankofonisë shënohet çdo vit me aktivitete të ndryshme në Maqedoni të Veriut, ndërsa kujtojmë që vendi është anëtare e plotë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë që nga viti 2006.