Shtetasja e Shqipërisë që u denoncua e zhdukur është gjetur

Studentja maqedonase 20 vjeçare shtetase e Shqipërisë, Enkeleda Çela është gjetur rreth orës 18 në afërsi të hotel “Belvi”, informoi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, transmeton Portalb.mk.

Përmes një postimi të publikuar në Facebook, ministri theksoi se ajo është gjetuar nga ana e pjesëtarëve të SPB Shkup në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nga ana e zyrtarëe policor nga SPB Shkup, do të realizohet bisedë me personin në lidhje me shkaqet e zhdukjes”, tha Toshkovski.

Mëngjesin e sotëm, u publikua se 20 vjeçarja, e cila prej dje ishte zhdukur, është studente në Fakultetin Ekonomik në Shkup.

Fotografinë në Facebook e publikoi Joana Manojllovska, e cila shkroi se është shoqe e vajzës së zhdukur.

Çela mbrëmjen e së premtes diku rreth mesnatës dhe orës 01 ka dalë të shëtisë në breun e Vardarit në lagjen Ilinden ku edhe ka jetuar. Nuk është kthyer në shtëpi. Shoqja me të cilën jeton ka filluar kërkimin dhe sipas informatave, Enkeleda është parë në pompë të benzinës në Ilinden mëngjesin e së shtunës.

“Më 30.03.2024 në DP Petrovec G.T. kaparaqitur se E.Ç. (20) nga Republika e Shqipërisë është larguar nga shtëpia në Shkup ku qëndronte. Po merren masa për gjetjen e personit”, njoftuan më herët nga MPB.