Bayern Munich po përgatit 100 milionë euro për sulmuesin nga Serie A

Sipas një raportimi të “Corriere dello Sport”, zyrtarët e Bayernit janë duke punuar në mënyrë aktive për rastin e sulmuesit nigerian të Napolit dhe janë të gatshëm të japin edhe 100 milionë euro për ta blerë atë, raporton ABC. Osimen është në listën e ngushtë të disa klubeve duke përfshirë Manchester United, Chelsea dhe Paris Saint-Germain, me vetë lojtarin veçanërisht të hapur për një lëvizje te Bayern.

Në fakt, siç raporton “Sky”, sulmuesi 24-vjeçar ka qenë tashmë në kontakt me skuadrën gjermane në të shkuarën. Problemi më i madh, megjithatë, në realizimin e këtij transferimi, është Aurelio De Laurentiis. Me presidentin që kërkon 150 milionë euro.

Osimeni është i lidhur me kontratë me skuadrën italiane deri në vitin 2025 dhe nuk ka mundësi largimi, ndërsa “BILD” vëren se, me 31 golat në 39 ndeshje të vitit të kaluar, ai është zgjidhja ideale për Thomas Tuchel në sulmin e Bayern.