Dy futbollistët shqiptar u transferuan në Turqi

Kristjan Asllanin u zyrtarizua si lojtari më i ri i Besiktas. Fluturimi i programuar për të enjten u shty për shkak të një defekti që pësoi avioni i tij, raporton Klan.

Pas mbërritjes në Stamboll dhe kryerjes së vizitave mjekësore, mesfushori i Kombëtares shqiptare njohu shokët e skuadrës. Takimi me Milot Rashicën ishte i përzemërt dhe mes tyre nuk munguan batutat në shqip. Madje dy shqiptarët iu prezantuan njërit prej anëtarëve të stafit si vëllezër.

Më pas, 23-vjeçari zhvilloi ushtrime me pjesën tjetër të skuadrës dhe u vu nën shërbimet e trajnerit. Kristjan Asllani u huazua nga skuadra e Interit drejt Besiktasit për pjesën e mbetur të sezonit, me opsionin për blerjen e kartonit të tij për afro 10 milionë euro. Në gjysmën e parë të vitit ai ishte pjesë e Torinos, por këta të fundit vendosën ta ndërprisnin huazimin.

Në Turqi pritet që të zbarkojë ditën e shtunë edhe Rey Manaj për të firmosur me skuadrën e Sivassporit, pasi ka prishur kontratën me ekipin e Al Sharjah, që e ka falënderuar në rrjetet sociale.

Rej Manaj mbetet një hero për tifozët e Sivasporit, për golat e shumtë dhe stilin agresiv dhe të sakrificës së lojës së tij, e tani do ta kenë sërish në ekip.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare i dha fund aventurës vetëm 6-mujore në Emiratet e Bashkuara Arabe. Vetë klubi ku ai luajti këto kohë, Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka lajmëruar zyrtarisht ndarjen me futbollistin.

Në njoftimin në rrjet Al Sharjah i uron çdo të mirë Manajt dhe njofton se kontrata është ndërprerë me mirëkuptim.