Baritoni i Operas dhe Baletit në Shkup, Riste Velkov dhe djali i tij mes katër viktimave në aksidentin e mbrëmshëm tragjik

Bariton dhe solist i parë i Opera dhe Baleti Kombëtar, Riste Velkov, është një nga katër personat që humbën jetën mbrëmë në aksidentin tragjik. Në aksident humbi jetën edhe djali i tij 20-vjeçar. Në rrjetet sociale, kolegët e Velkovit po i japin lamtumirën dhe shprehin ngushëllime për familjen e tij. Në biografinë e publikuar në faqen zyrtare të Operës dhe Baletit Kombëtar thuhet se Velkov ishte një nga baritonët më të njohur në Maqedoni dhe një nga solistët operistikë më karizmatikë. Si solist i njohur dhe protagonist i Operës dhe Baletit, ai interpretonte kryesisht në produksione “Belcanto”, duke fituar epitetin “bariton italian me ngjyrë kadifeje të zërit”, transmeton Portalb.mk.

Në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi mbrëmë në rrugën anësore të Shkupit, kanë humbur jetën edhe dy persona. Në aksident u përfshinë një kamion dhe një automjet pasagjerësh, konfirmoi Ministria e Brendshme. Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, aksidenti u raportua mbrëmë në orën 23:00. Tragjedia ndodhi në segmentin midis mbikalimit pranë Vizbegut dhe kryqëzimit Mirkovcë

Shoferi B.B. (76) nga Kosova, duke drejtuar një kamion MAN me gjysmërimorkio me targa të Kosovës, humbi kontrollin e automjetit, theu gardhin mbrojtës metalik dhe kaloi në korsinë e kundërt të autostradës. Atje ai u përplas ballë për ballë me një BMW me targa të Shkupit, të drejtuar nga 51-vjeçari R.V. nga Shkupi.

Nga përplasja u shkaktua zjarr në të dy automjetet, dhe makina dhe kabina e kamionit u dogjën plotësisht.

Në vendin e aksidentit, sipas Ministrisë së Brendshme, jetën e humbën shoferi i makinës, R.V. dhe pasagjerët A.V. (20) dhe P.M. (20) dhe M.Gj (20).

Një mjek i urgjencës vetëm i shpalli katër personat të vdekur, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupat u dorëzuan për autopsi.

Shoferi i kamionit, 76-vjeçari B.B., me urdhër të prokurorit u privua nga liria dhe u ndalua në një stacion policor për hetime të mëtejshme.

Ministria e Brendshme thotë se pas dokumentimit të plotë të rastit, policia do të ngrejë kallëzime penale përkatëse.

Për shkak të inspektimit, trafiku u ndërpre për më shumë se gjashtë orë dhe u ridrejtua në rrugën Tetovë-Veles, në kryqëzimin e rrugës Prishtina drejt fshatit Vizbeg, dhe Veles-Tetovë në kryqëzimin e rrugës Mirkovc.

Trafiku në autostradë u normalizua plotësisht këtë mëngjes në orën 5 të mëngjesit.