Të paktën dy të vdekur nga përmbysja e një autobusi në Kroaci

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë janë lënduar, gjashtë prej tyre rëndë, pasi një autobus është përmbysur në një autostradë në Kroaci të dielën, kanë bërë të ditur autoritetet policore, transmeton Koha.net.

Sipas policisë, autobusi me targa të Serbisë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur rreth orës 07:25 të mëngjesit, derisa po qarkullonte në drejtim të kryeqytetit kroat, Zagrebit. Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën A3, e cila shtrihet nga kufiri me Serbinë, kalon pranë Zagrebit dhe vazhdon në drejtim të Sllovenisë.

Sipas shërbimeve emergjente, në autobus ndodheshin 33 udhëtarë dhe dy shoferë në momentin e aksidentit. Rreth 30 persona kanë pësuar lëndime, disa prej tyre në gjendje të rëndë, ka deklaruar Dario Kezeric, komandant i zjarrfikësve të qarkut të Zagrebit, për transmetuesin publik HRT.

Access all TV channels anywhere, anytime
Techno Mag
Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë barrierën e dëmtuar mbrojtëse të autostradës dhe autobusin e përmbysur anash rrugës. Në vendin e ngjarjes janë angazhuar ekipet emergjente, ndërsa për ndërhyrje është thirrur edhe një helikopter, raportoi HRT.