Ndeshja ndërmjet Strugës dhe Breidablikit mbyllet me një gol, gjithçka e hapur për ndeshjen e ardhshme

Ekipi i Strugës sot ka zhvilluar ndeshjen e parë të fazës Play-Off për kualifikimet në Ligën e Konferencave, ku përball ka ekipin nga Islanda, transmeton Portalb.mk.

Me një gol që u shënua në pjesën e parë nga futbollisti mysafir, Gunnlaugsson, u përcaktua rezultati i ndeshjes ndërmjet Strugës dhe Bredablikit.

Ndeshja kthyese do të luhet më 31 gusht në Islandë. Kjo ndeshje do të përcakton se cili ekip do të kualifikohet në Ligën e Konferencave për sezonin 2023/24.

Ndryshe, sot ka luajtur edhe ekipi i Partizanit të Tiranës. Ata humbën si mysafir nga Astana me rezultat 1-0. Në këtë fazë pritet prej orës 20:45 të fillon edhe ndeshja ndërmjet Ballkanit nga Kosova dhe BATE Borisovit.