Angellov: Vazhdon hedhja e dheut në “Drislla”

Edhe sot vazhdojnë aktivitetet për mbushjen e pjesës së deponisë Drislla nga e cila del tym. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov informoi se tymi është zvogëluar, por është ende i pranishëm, njofton Portalb.mk.

“Këtë mëngjes, mbushja e pjesës së deponisë së Drislës nga e cila po del tymi, e cila është afërsisht sa madhësia e një fushe futbolli, vazhdoi me një ritëm të përshpejtuar. Nuk mund të vërehet zjarr i hapur, tymi është zvogëluar pjesërisht, por është ende i pranishëm. Nga ajo që mund të vërej në vend në deponinë e Drislës, dy rrugët hyrëse prej dheu që u ndërtuan dje si një argjinaturë përmes sipërfaqes së liqenit të ujërave të zeza me thellësi rreth 1.5 metra, lehtësojnë ndjeshëm qasjen në zonën kritike”, informoi Angellov.

Sipas tij, është punësuar një numër optimal kamionësh, ekskavatorësh dhe buldozerësh dhe me krijimin e kushteve, numri i tyre do të rritet.

Në deponinë ilegale në Vardarishte, siç raportohet, nuk ka djegie dhe as tym, por mbushja e kanalit kritik në të cilin ndodhi zjarri vazhdon edhe sot.

Mjekët në vend paralajmërojnë se pasojat në shëndetin e njeriut nga toksinat që shkaktohen nga djegia ose tymi i deponive janë të mëdha. Kjo situatë mund të shkaktojë sëmundje të mushkërive dhe zemrës, si dhe anemi.