RMV, janë arrestuar dy persona nga Dibra për shkaktim të zjarrit

Në Dibër mbrëmë në ora 21:30 dhe në 23:15, nëpunës policor nga Stacioni policor Dibër i kanë privuar nga liria M.F.(41) dhe A.R.(38) nga Dibra. Ata dyshohen se së bashku edhe me një person tjetër rreth orës 19:30 kanë shkaktuar zjarr në një fushë me kashtë në Parkun e qytetit në Dibër, njofton Portalb.mk.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa intensive për gjetje të personit të tretë. Pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse sipas nenit 288 nga Kodi Penal.