Aksident në Shkup, ndërroi jetë një 25 vjeçar pas përplasjes së dy veturave, njëra prej të cilave e goditi derisa ecte

Një i ri 25 vjeç nga Shkupi ka ndërruar jetë nga aksidenti i mbrëmjes së djeshme te udhëkryqi mes Butelit dhe Shuto Orizarës, respektivisht në bulevardin “Sllovenasja”, raporton TV21. Nga MPB thonë se dy vetura janë përplasur dhe njëra ka goditur këmbësorin 25 vjeç, transmeton Portalb.mk.

“Më datë 31.07.2023 në ora 23:25 është raportuar se në Shkup në rrugën “Sllovenasja” ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.O.(39) nga Shkupi dhe një veture “Mercedes” me targa italiane, i drejtuar nga A.S.(41) nga Shkupi, pas çka vetura Mercedes ka goditur këmbësorin M.V. (25) nga Shkupi. Pas aksidentit, këmbësori është transportuar në Kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë pas plagëve të marra. Nga ana e mjekut është konstatuar vdekja. Shoferi S.O. dhe pasagjerja e tij M.O.(28) nga Shkupi kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa shoferi A.S. ka marrë lëndime fizike, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori””, thonë nga MPB për TV21.

Ndërkohë na prokuroria kanë deklaruar se po ndërmerren masa për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Është kryer inspektim në vend-ngjarje, janë mbledhur gjurmët dhe janë siguruar incizime nga video mbikqyrjet e vëzhgimit, Drejtuesit e të dy makinave janë ndaluar për trajtim mjekësor. Po ndërmerren veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thonë nga Prokuroria.