Ahmeti: Sonte shqiptarët gjithandej do ta marrin vesh se kjo komunë ka 65% shqiptarë dhe na takon neve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se Komuna e Bërvenicës tashmë do të jetë në vëmendjen e shqiptarëve gjithandej, duke theksuar se 65 përqind e popullsisë së saj janë shqiptarë dhe se komuna do të udhëhiqet nga një kryetar shqiptar, transmeton Portalb.mk.

“Mbase shqiptarët gjithandej i kanë ditur fitoret që kemi korrur në Shkup, Tetovë, Dibër, Kërçovë, por ama nuk e kanë ditur se ku është Bërvenica. Sonte, me gjithë vëmendjen dhe kujtesën e shqiptarëve gjithandej, do ta marrin vesh se në Bërvenicë ka 65 përqind shqiptarë dhe u takon kryetari shqiptar”, deklaroi Ahmeti.

Ai falënderoi votuesit që, sipas tij, u përcaktuan për të ardhmen e fëmijëve dhe të komunës. Ahmeti tha se Arkin Jahiji tashmë është përfaqësues i të gjithë qytetarëve të Bërvenicës, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.

“Arkini nga nesër i përvesh krahët bashkë me bashkëpunëtorët, që të përparojë dhe të realizojë programet e premtimet që ka dhënë para votuesve. Ju siguroj se vota juaj do të jetë në dobi jo vetëm të votuesve të Arkin Jahijit, por të gjithë popullatës së Komunës së Bërvenicës, pavarësisht se cilit komunitet i takojnë. Bërvenica është e të gjithëve”, tha Ahmeti.

Në fund, Ahmeti kritikoi disa politikanë maqedonas, të cilët, sipas tij, e kishin etiketuar përfaqësuesin e tyre si të korruptuar dhe kriminal.

LEXO: Bërvenica sot zgjedh kryetarin e ri të komunës, gjithçka që ndodh (LIVE)

LEXO: Dalja e votuesve deri në orën 18:30 krahasuar me vitin 2025 dhe rrethin e parë (Infografik)

LEXO: Dalja e votuesve deri në orën 17 krahasuar me vitin 2025 dhe rrethin e parë (Infografik)

LEXO: Dalja e votuesve deri në orën 15 krahasuar me vitin 2025 dhe rrethin e parë (Infografik)

LEXO: Dalja e votuesve deri në orën 13 krahasuar me vitin 2025 dhe rrethin e parë (Infografik)

LEXO: Dalja e votuesve deri në orën 11 krahasuar me vitin 2025 dhe rrethin e parë (Infografik)

LEXO: Dalja e votuesve deri në orën 09 krahasuar me vitin 2025 dhe rrethin e parë (Infografik)

LEXO: Dy kandidatë në balotazh, zgjedhjet e rrethit të parë në Bërvenicë, gjithçka që ndodhi