Jahiji pas fitores në Bërvenicë: Bashkë e fituam komunën
Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, i cili po feston edhe fitoren, ka falënderuar qytetarët, bashkëpunëtorët dhe aktivistët për mbështetjen në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar fitoren si rezultat të angazhimit të përbashkët. Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për mërgatën, të cilën e quajti “pjesën më të ëmbël tonën”, transmeton Portalb.mk.
“Ju jeni më meritorët e kësaj fitoreje. Urime! Një falënderim të veçantë për pjesën më të ëmbël tonën, mërgatën. Ne do të jemi gjithmonë pranë jush, gjithmonë do të jemi zëri juaj në vendin tuaj”, tha Jahiji.
Ai ka falënderuar edhe bashkëpunëtorët, aktivistët dhe banorët e Bërvenicës, pa dallim feje, kombësie apo partie, duke theksuar se fitorja është arritur së bashku.
“Vetëm bashkë mund të jemi më të fortë. Bashkë e fituam Bërvenicën”, tha Jahiji.