Administrata publike e RMV-së mes reformave dhe kritikave, Minçev prezantoi rezultatet e punës dyvjeçare
“Një hap i rëndësishëm drejt profesionalizimit të menaxhimit është miratimi i Ligjit për drejtuesit e lartë, me të cilin për herë të parë vendoset një sistem unik për përzgjedhjen dhe menaxhimin e pozitave më të larta drejtuese në administratën shtetërore. Modeli i ri parashikon shpallje publike, verifikim të kushteve, renditje dhe përzgjedhje të kandidatëve më të mirë, duke i lidhur pozitat e larta me dijen, kompetencën, përvojën profesionale dhe integritetin. Ligji përfshin sekretarët shtetërorë, drejtorët dhe zëvendësdrejtorët në institucionet ku kjo është e paraparë, si dhe vendos mekanizma për ndjekjen e punës së tyre dhe përgjegjësinë për rezultatet. Përveç kësaj, me kufizimin e mandateve të ushtruesve të detyrës në gjashtë muaj dhe zvogëlimin e numrit të anëtarëve të bordeve drejtuese në tre anëtarë, krijohet stabilitet më i madh, efikasitet dhe shfrytëzim racional i mjeteve publike”, tha ministiri.