77 % e studentëve në Maqedoninë e Veriut i ndjekin studimet në universitete shtetërore

Në Maqedoninë e Veriut në vitin akademik 2022/23 janë regjistruar 53 821 studentë, 57.5 % e të tyre janë vajza, transmeton Portalb.mk.

“Në Republikën e Maqedonisë, gjatë vitit akademik 2022/2023 janë regjistruar gjithsej 53 821 studentë, që paraqet rritje për 4.2 % krahasuar me vitin akademik 2021/2022. Numri i studenteve të regjistruara është 30 969 ose 57.5 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në vitin akademik 2022/23 u regjistruan 15 097 studentë në vitin e parë, duke përfshirë edhe studentët që e kanë përsëritur vitin.

“Numri më i madh i studentëve (77.7 %) janë regjistruar nëpër institucionet e arsimit të lartë shtetërorë, ndërkaq 22.3 % janë regjistruar nëpër institucionet e arsimit të lartë privat”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.