Klinton në Shqipëri: Nuk dua që të nënvlerësoni kurrë veten tuaj, mos harroni nuk është asnjëherë e lehtë

Presidenti i 42-të is SHBA-së Bill Clinton, gjatë fjalimit të tij në Tiranë ditën e sotme ka shprehur mirënjohje për mikritjen, raporton TopChannel. I mahnitur pas surprizës që iu bë para kryeministrisë, ku disa fëmijë mbanin mbiemrin e tij, Clinton tha se do e ruajë këtë vizitë si thesar.

Clinton komentoi edhe situatën e tensionuar në Kosovë, për të cilën tha se duhet të ndalet dhe se humanizimi është radhë të parë.

Clinton: Shumë vende drejtohen nga njerëz që preferojnë dominancën në vend të një bashkëpunimi. Shpresoj që Shqipëria në mënyra të mëdha e të vogla të jetë në gjendje t’i tregojë botës për një të ardhme gjithëpërfshirëse. Do të doja që bota të shoh videot e këtyre fëmijëve. Nuk dua që të nënvlerësoni kurrë veten tuaj. Tani si një njeri që përjeton vendin tuaj ndihet pak më i madh, pak më inteligjent, pak më i gatshëm për të qëndruar. Unë e di që ju ende keni probleme, jemi absolutisht të vetëdijshëm që ka sfida.

Pra kështu për mua nuk është thjesht një ditë kur kryeministri dhe populli i dhanë mundësinë një njeriu që nuk është më një drejtues. Grupet marrin vendime edhe si gjeni të vetë. Kështu që për mua ajo që kam më shumë përzemër, tashmë është që nipërit e mi të kenë një të ardhme më të shkëlqyer. Unë i dëgjova ata fëmijë dhe më lanë pa fjalë. Mos harroni nuk është asnjëherë e lehtë, mos harroni ju do të bëni gabime, mos harroni që dikush  mund të thotë diçka të vërtetë për ju por ju duhet të gjeni mënyrën se si ti përgjigjeni.

Më kujtohet që dikur në një aeroport, në momentin që Mandela u nxor nga burgu, pa vajzën gjashtë vjeçare dhe i tha se ju jeni presidenti. Më pas ai i tha në qoftë se ti mëson shumë një ditë t’i mund të jesh presidente e Afrikës së Jugut. Kjo është ajo që unë ndjeva sot, ajo që më ofruan këta fëmijë. Dua që të vazhdoni kështu na duhen modele. Vazhdoni kështu, mos i hidhni njerëzit poshtë kur ju zhgënjejnë. Ju keni ndërtuar këtu një gjë shumë të lavdishme. Dikur ju ishit një derë e zymtë e mbyllur, ndërkohë që sot jeni një derë e hapur. Faleminderit për gjithçka që keni bërë. Shumë shpejt jeta ikën dhe ajo që vlen është ajo që ke që keni lënë pas.