28 personalitete u përgjigjën për Portalbin: Ja cilat ngjarje, institucione, emra u përmendën në fundvitin e 2023

Portalb.mk sot përmbyll ciklin e pyetësorit në të cilin 28 pjesëmarrës nga sfera dhe qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut është dashur të numërojnë sukseset e tyre, të përmendin emra që për vitin 2023 i veçojnë, institucione që janë drejtuar si duhet, ngjarje që ju kanë lënë mbresë, në mjekësi, teknologji, shkencë ose fushë tjetër. Janë lakuar shumë emra institucionesh, personalitetesh nga fusha të ndryshme. Ne jemi përpjekur të sjellim emrat që janë përmendur më shpesh nga të anketuarit tanë. 

Institucionet më të përmendura:

Teatri Shqiptar i Shkupit ( përmendur nga shtatë personalitete);

Galeria Nacionale gjithnjë përmendur krahas emrit Dita Qerimi Starova ( përmendur nga shtatë personalitete);

Spitali i Tetovës i përmendur gjithnjë krahas emrit Dr. Ilir Demiri  (përmendur nga pesë personalitete);

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqiptare në RMV (përmendur nga pesë personalitete);

Teatri i Gostivarit , (përmendur nga katër personalitete);

Teatri i Tetovës  (përmendur nga katër personalitete);

Ansambli Muzikor dhe SH.K.A ‘’Xheladin Zeqiri’’ (përmendur nga katër personalitete);

Kamer Fest,  (përmendur nga tri personalitete).

***

Personalitete të përmendura më shpesh :

Regjisori Kushtrim Bekteshi ( përmendur nga gjashtë personalitete)

Piktori Reshat Ameti (përmendur nga pesë personalitete)

Artisti Jeton Pustina (përmendur nga pesë personalitete)

Elita 5 , (përmendur nga pesë personalitete)

Regjisori Qëndrim Rijani (përmendur nga katër personalitete)

Regjisori Sulejman Rushiti  ( përmendur nga tre personalitete)

Piktori  Miftar Memeti (përmendur nga tre personalitete)

Dr. Ilir Hasani ( përmendur nga tre personalitete)

Dekani i Fakultetit të Arteve Senad Abduli (përmendur nga tre personalitete)

Pianisti Shkëlzen Baftijari (përmendur nga tre personalitete)

Profesori Bashkim Ziberi (përmendur nga tre personalitete)

Emira Selimi , vajza që e hapi bibliotekën e parë shqipe në Manastir (përmendur nga tre personalitete)

Ndër njerëzit e suksesshëm të vitit 2023 janë përmendur edhe njerëzit e rëndësishëm të muzikës dhe plot të tjerë mbase janë harruar , por ja emrat tjerë të lakuar nga personalitetet: sopranoja Besarta Murtezani, tenorët Jetmir Rexhepi, Tafa Imeri, Ismet Vejseli Betim Shabani, profesoresha Teuta Halimi, kompozitori Fatos Lumani , Venera dhe Lind Islami, dirigjentët Premtim Etemi dhe Agona Çupi, Nita dhe Lekë Grubi, Vullnet Neziri, Elita Ziberi, Leotrim Zejnullahu, Melisa Loki, Rozafa Etemi, Labinot Abduramani, kërcimtari Andi Ismaili, Mevlan Osmani dhe Blerim Osmani.

Nga fusha e mjekësisë: Dr. Omer Xhemaili, Dr. Argjend Imeri, Dr. Ilir Vela, Dr. Bashkim Ismaili, Dr. Artan Dika, Dr. Nexhati Jakupi, Dr. Vjollca Skenderi- Neziri, Dr. Qemal Rushiti.

Aktori dhe dramaturgu Refet Abazi aktori e drejtori Adem Karaga, aktori Bajrush Mjaku, autorja Zejna Halimi , prof. Satki Ismaili drejtuesi i Fondacionit Metamorfozis “Bardhyl Jashari”, disenjatori Ngadhnjim Memeti, prof. Bashkim Mexhiti, prof. Kushtrim Ahmeti, gazetari Emir Hamzai, regjisori Arben Thaçi ,aktori Elmir Sejfullai, prof. Nora Halimi, prof. Jëlldez Asani, prof. Nevzat Kica, prof. Safet Spahiu, prof. Burhan Ahmeti, prof. Osman Demiri, piktori Dali Alili, piktori  Verim Zendeli, artistja Teuta Hoxha Imeri, Elmendina Halili, prof. Lulzim Mehmeti, gazetarja Arta Tahiri , prof. Naser Myftari, Hatixhe Topalli, Elez  Mema, Fadil Murtezani, Afrim Osmani, Amra Ismani, regjisori Murat Zherka, producenti Driton Ramadani, regjisori Kastriot Abdyli, prof. Nehat Beqiri, paragladeristja Drita Abdiu, aktorja Sabina Memishi, ish- drejtori i Teatrit të Tetovës Bekim Smajli, ish- drejtori i Qendrës për Kulturë të Tetovës Arlind Huseini, poetja Lindita Ahmeti, poetja Nurie Emurrllahu dhe Virusi – Nexhat Mujovi.

Në shkencë: Kimet Jusufi, Adem Ameti, Mentar Mahmuti, Jahja Nur Zulbeari dhe Onur Bajramoglu.

Institucione tjera të përmendura, ose ngjarje e formacione: Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj, Shtëpia Muze e Nënës Terezë, Teatri i Kumanovës, Uskana Fest, Jazz Festival, ansambli ‘’ Bajram Shabani ‘’ , SH.K.A ‘’ Emin Duraku’’, Fakulteti i Arteve – UT, Skupi – Festival, Skena e Muzikës Serioze, Tiff Oda, “Loja” me Festivalin e filmit “Watchout”, Kori ‘’Teuta’’, Festivali Teatror  i Dibrës, AKV ” Ibe Palikuqi”.

Është përmendur kombëtarja shqiptare në futboll, Mira Murati në teknologji dhe si qytet më së shumti është përmendur Tetova.

Kësaj liste i mungojnë dhe shumë njerëz të suksseshëm mbase, por 28 personalitetet këto emra përmendën më shumë. Pyetësori u ka shkuar thuajse të gjithë atyre që i kemi konsideruar se kanë luajtur rol të rëndësishëm në vitin 2023, urojmë vitin e ardhshëm të gjejnë kohë për të numëruar suksese së bashku.