Arjana K. Grubi, Teuta Halimi dhe Naser Curri flasin për vitin 2023: përmendin njerëz, ngjarje e institucione të suksesshme

Portalb.mk përmes një pyetësori të thjeshtë do të sjellë personalitete të ndryshme që do veçojnë suksesin e tyre për këtë vit, ngjarjen ose personalitetet që mendojnë se kanë bërë diçka të veçantë, institucionin më të rëndësishëm, po ashtu dhe qytetin më aktiv. Na ndiqni ditët në vijim, derisa numërimi mbrapsht të fillojë. Për çka do ta mbajmë mend vitin 2023? Të përgjigjemi së bashku!

Arjana Kuriu Grubi
Arjana Kuriu Grubi

Si suksesin më të madh në plan profesional, profesoresha e Universitetit të Tetovës Arjana Kuriu Grubi përmend koncertet e muzikës kamertale për piano dhe violë që i ka pasur sivjet në Zagreb,Rijekë të Kroacisë.

Po ashtu riaktivizimin e korit ” Fluturat” në Tetovë që këto ditë kanë dhënë program dhe paraqitja e tyre e radhës do jetë më datë 27 dhjetor në Hamamin Daut Pasha.

Njerëzit që veçon për arritje të vitit janë Nita dhe Lekë Grubi për organizimet për kocertet dhe eventet e Festivalit të Muzikës klasike.

Aktiviteti që veçon profesoresha, ngelet “Skupi Kamerfest” – Muza, festivali i muzikës klasike që u mbajt në Shkup.

Arritje tjera janë ato në teknologji sipas profesoreshës, si qytet veçon Shkupin në tërësi.

 

Fotografi personale, z.Naser Curri, fotograf Rromir Imami
Fotografi personale, z.Naser Curri ,fotograf Rromir Imami

Naser Curri, drejtori i Shtëpisë Muze ” Nënë Tereza” sivjet ka bërë që shoqata të ndryshme të organizojnë takime poetike dhe ngjarje të ndryshme duke hapur dyert e shtëpisë së shenjëtores për komunitetin ku përket. Por, çka konsideron zotëria në fjalë sukses për institucionin që drejton? Kë zgjedh si ngjarje dhe njeri të suksesshëm për vitin 2023.

Suksesin e vet e sheh te realizimi i të gjitha projekteve të parapara në kuadër të Shtëpisë Muze ” Nënë Tereza ” (të mbështetura nga Ministria e Kulturës). Ishin shumë aktivitete të realizuara në amfiteatrin e institucionit që i ka ndjekur publiku me shumë interes.

Si figurë më të rëndësishme për 2023 z.Curri përmend Narges Mohammadin, aktivisten e cila fitoi çmimin Nobël për paqë duke qenë në burg.

Si instituciom të sukseshëm përmend institucionin Nacional Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezës – Shkup. Ndërsa si projekt më me rëndësi veçon projektin “Prej në Shkup deri në qiell” i realizuar në Temisoara – Temishvar të Rumanisë.

Vitin e kaluar projekti “Dy trëndafilat e Jezusit” u shpall projekt i vitit (më i mirë) në RMV -ë.

Dëshira e fundvitit …

Uroj që në Palestinë dhe Ukrainë dhe në mbarë botën të ndërpriten luftërat, në mbarë botën të mbisundojë buzëqeshja,paqja, lumturia dhe dashuria!

Fotografi personale e profesoreshës Teuta Halimi
Fotografi personale e profesoreshës Teuta Halimi

Profesoresha e muzikës Teuta Halimi ndër sukseser e vitit 2023 në plan personal numëron: botimin e librit “ Këngët tona”,botimin e punimit “Music vizualization method for ages 5-7 years old” – Vol. 19-20, 2023 Philosophica journal, Universiteti i Tetovës..
Punëtorinë muzikore “Si të rritemi me muzikë”, me edukatoret e institucioneve arsimore parashkollore, Tetovë. Muzikë për filmin e mentrazhit të shkurtër “Tetë ditët e javës”, produksioni “Oda”. Muzikë për shfaqjen teatrale “Çifti i hapur” (Acik aile). Realizimi i materialeve muzikore audio – vizuele, i katër miniaturave pianistike: “Rrugëtimi”,“Nji lule”, “O ku je humb bij’ çe tre sahat“, ”Moj e mira flokët me kanë”.
Pjesëmarrje në koncertin final të Inernational Youth Music Competition në New York , 2023. Çmimi special si mentore, në kategorinë – piano – në festivalin ndërkombëtar “Polihimnija”, Shkup, 2023. Dy çmime të para si mentore, në kategorinë piano, në festivalin ndërkombëtar “Polihimnija” , . Çmimi i dytë si mentore, në kategorinë piano, në festivalin ndërkombëtar “Polihimnija”, Shkup, 2023. Çmim i tretë si mentore, në kategorinë piano, në festivalin ndërkombëtar “Polihimnija”.
Dy çmime të para si mentore, në festivalin e muzikës në Vranje, R.S. Një çmim i dytë si mentore, në festivalin e muzikës në Vranje, R.S. Një çmim i tretë si mentore, në festivalin e muzikës në Vranje, R.S., 2023. Dy çmime të para si mentore, në festivalin “Golden piano talents”, Manastir, 2023. Pjesëmarrje në projektin “Sinestezi”, Stamboll, 2023. Çmimi i parë si kompozitore e këngës “Zëri jonë”, në festivalin për fëmijë “Bletëzat”.

Personalitete me rëndësi përmend koleget/ kolegët e saj, sopranon Besarta Murtezani, kirurgun e zemrës Omer Xhemailin, disenjatorin Ngadhnjim Mehmeti, ish- rektorin Kushtrim Ahmeti , teologun Metin Izeti, gazetarin Emir Hamzai, aktorin Refet Abazi, regjisorët Kushtrim Bekteshi, Sulejman Rushiti, Arben Thaçi, kompozitorin Fatos Lumani, Jeton Pustinën, Shkëlzen Baftjarin, Premtim Etemin profesor Miftar Memetin. Grupi Elita 5.

Institucionet që veçon janë Teatri Shqiptar i Shkupit, Teatri i Gostivarit , Universitetin e Tetovës, ndërsa ngjarje me rëndësi i quan ” Skupi Festival” , ‘’ Skupi Kamerfest’’ , “Skena e muzikës serioze shqiptare” dhe Festivali i Filmit “TIFF Oda”, Jazz- Festivali

Si njeri të shkencës veçon Kimet Jusufin – për arritjet e tija në fushën e fizikës.

Qytete ku ka dominuar kultura veçon: Shkupin, Tetovën.

E përmend dhe Portalbin në fund për punën e palodhur që bëni çdo ditë.

Mesazhi: Paqe dhe mirësi në botë!