19 zjarre në 24 orë në Maqedoninë e Veriut

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën me dije se deri në mëngjesin e sotëm ka pasur 19 zjarre dhe të gjitha janë shuar nga njësitet territoriale të zjarrfikësve në vend, transmeton Portalb.mk.

Gatë 24 orëve të kaluara kanë pasur dy intervenime për shuarjen e zjarrit në në ambient të hapur: nga ora 15:10 deri në ora 16:10, me 5 zjarrfikës dhe 2 automjete, kanë shuar vegjetacionin e ulët të djegur në atarin e fshatit Moranë, Komuna e Studeniçanit; Nga ora 20:20 deri në orën 21:55, 3 zjarrfikës me 1 automjet kanë shuar kashtën e djegur në një sipërfaqe prej 3 hektarësh në atarin e fshatit Bërnjarc, Komuna Gazi Babë.

QMK Rajonale Manastir njofton se në territorin që mbulon ka pasur dy (2) vatra zjarri nga ora 07:00.

QMK Rajonale – Shtip, njofton se ka intervenuar dy (2) herë: nga ora 19:45 deri në ora 21:40, me 3 zjarrfikës dhe 1 veturë .

QMK Rajonale – Kumanovë njofton se gjatë 24 orëve të kaluara ka pasur shtatë (7) intervenime për shkak të djegies së kashtës dhe vegjetacionit të ulët.

Ndryshe, NJTZ Nagoriçani i Vjetër me 2 zjarrfikës dhe 1 automjet ka fikur një shtëpi të djegur në fshatin Rugjincë, fshat i llojit të vendbanimeve të shkatërruara.

QMK Rajonale – Tetovë njofton se qendra për kontrollin e zjarreve në Tetovë gjatë 24 orëve të fundit ka pasur pesë intervenime për shuarjen e zjarrit në territorin që mbulon.

NJTZ Gostivar, nga ora 11:30 deri në ora 12:30, me 3 zjarrfikës dhe 1 automjetka shuar vegjetacionin e ulët në mes të fshatrave Çaile dhe Forinë.

Ndryshe, zjarrfikësit në mbarë vendin, paralelisht me intervenimet në zjarre të hapura, kanë pasur disa intervenime në objekte të banuara dhe urbane.

Paraqitja e vatrave të zjarreve në Maqedoninë eVeriut ka nisur në fund të korrikut, por me intensitet më të madh në muajin gusht.