Zjarri në afërsi të Ajatovcit është lokalizuar
Zjarri afër fshatit Ajatovc të Shkupit është lokalizuar, kështu bëri të ditur MPB-ja, transmeton Portalb.mk.
Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se për shuarjen e zjarrit janë përfshirë dy helikopterë të MPB-së.
Nga zjarri janë djegur hapësira të mëdha ndërsa në zonat e banuara nuk ka rrezik.
Nga QMK presin që zjarri të shuhet plotësisht në orët e ardhshme.