KSHZ: Probleme në disa vendvotime – 164 ankesa për mbrojtje të së drejtës së votimit

Nga KSHZ-ja informuan se të gjithë vendvotimet janë hapur në kohë, ndërsa lidhur me vendvotimet ku ka pasur probleme teknike, kryetari i Komisionit Aleksandar Dashtevski kumtoi se në tre prej tyre – në Koçan, Ohër dhe Kumanovë, votimi ende po zhvillohet me llapë UV dhe sprej. Në vendvotimet e tjera, problemet janë zgjidhur dhe votimi po zhvillohet pandërprerë, njofton Portalb.mk.

Deri tani janë dorëzuar 164 ankesa të lidhura me mbrojtjen e të drejtës së votimit. Prej tyre, KSHZ-ja ka pranuar 50 ankesa, 7 i ka hedhur si të pabaza, ndërsa 9 i ka refuzuar. Të tjera janë në proces të përpunimit.