Xhepat e qytetarëve do të zbrazen për 2.45%, nga 1 janari 2026 RMV me çmim më të shtrenjtë të rrymës
Kujtojmë se Komisioni Rregullator i Energjetikës miratoi vendim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në të gjitha blloqet e konsumatorëve. Sipas vendimit, i cili do të zbatohet nga 1 janari 2026, rritja e çmimit varion nga 2.45 deri në 3.84 përqind, varësisht nga blloku në të cilin bie konsumi. Çmimi i energjisë elektrike të lirë do të jetë gjithashtu më i lartë për 2.5 përqind., transmeton Portalb.mk.
Korrigjimet sipas blloqeve janë:
- blloku i parë: rritje prej 2.45 përqind
- blloku i dytë: 2.87 përqind
- blloku i tretë: 3.32 përqind
- blloku i katërt: 3.84 përqind
Pavarësisht uljes së mëparshme të tarifës së rrjetit me 4.96 përqind, tarifa prej 200 denarësh mbetet pjesë e faturave dhe nuk do të hiqet.
Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski, sqaroi se për familjet që konsumojnë më pak, efekti do të jetë i kufizuar.
“Nëse amvisëritë mbeten në bllokun e parë, me konsum prej rreth 210 kilovat-orë energji elektrike të shtrenjtë dhe 227 kilovat-orë energji elektrike të lirë, fatura do të jetë më e lartë për rreth 57 denarë”, tha Bislimovski.
Për ata që e tejkalojnë limitin e bllokut të parë dhe hyjnë në të dytin, me rreth 420 kilovat-orë shtesë, rritja do të jetë afërsisht 70 denarë në muaj.
KRRE thekson se modeli tarifor i bllokut mbetet i pandryshuar, me qëllim mbrojtjen e familjeve me konsum më të ulët, ndërsa kostot më të larta do të vazhdojnë të nënkuptojnë çmime më të larta të energjisë elektrike.