WhatsApp përgatit veçorinë që lehtësojnë komunikimin mes njerëzve që flasin gjuhë të ndryshme

Dhe sikur të mos mjaftonte, aplikacioni ka përgatitur një funksionalitet të ri përkthimi në horizont. WABetaInfo zbuloi një funksionalitet të ri përkthimi që e bën komunikimin mes njerëzve që flasin gjuhë të ndryshme më të thjeshtë, raporton PCW.

Ekzistojnë disa arsye pse WhatsApp është një prej aplikacioneve më të mira të komunikimit që mund të përdorni. Jo vetëm që ofron një komunikim të sigurte me miqtë dhe familjen, por gjithashtu sjell disa funksionalitete që e bëjnë komunikimin më të lehtë.

Por WhatsApp po bën disa lëvizje të tjera që forcojnë komunikimin në platformë. Sipas një raporti kompania synon të përdorë funksionalitetin Live Translate fuqizuar nga Galaxy AI për thirrjet zanore.

Dhe sikur të mos mjaftonte, aplikacioni ka përgatitur një funksionalitet të ri përkthimi në horizont. WABetaInfo zbuloi një funksionalitet të ri përkthimi që e bën komunikimin mes njerëzve që flasin gjuhë të ndryshme më të thjeshtë.

Bëhet fjalë për përkthimin e mesazheve përmes Google Translate ku bisedat tuaja nuk do të përpunohen nga AI në cloud por lokalisht në pajisje.

Kjo do të thotë se duhet të shkarkoni pakot e gjuhëve që përkthimi të funksionojë. Një veçori e tillë do të ishte fitore e madhe për WhatsApp duke pasur në konsideratë bezdinë e kopjimit dhe përkthimit të mesazheve tek një aplikacion tjetër përpara se tu përgjigjeni atyre.

Nuk dihet çfarë gjuhësh do të mbështeten, por aktualisht Google Translate ofron mbështetje për 100 gjuhë.